18 Prill 2024

Greva e dytë tek British Airways

Londër, 27 mars - Personeli i avionëve të shoqërisë ajrore "British Airways" ka hyrë në grevë për të dytën herë brenda javës. Këtë herë aksionet kundër programit të kursimeve të sipërmarrjes do të zgjasin katër ditë.

Pavarësisht fillimit të trafikut të Pashkëve "British Airways" planifikon të transportojë rreth tre të katërtat e 240.000 udhëtarëve që kanë bërë rezervime.

Kompania e fluturimeve, British Airways, me një ekuipazh prej 12000 personash, kërkon të ruajë një vjetore prej 62.5 milion paund në vit, në mënyrë që të ketë mundësi për të përballuar rënien e kërkesës, për shkak të çmimeve të paqëndrueshme të karburantit, dhe të konkurrencës në rritje nga transportuesit me kosto të ulët.

Kompania transporton zakonisht 70 mijë pasagjerë në ditë. Por për shumë persona kjo grevë do të sjellë kaos në qarkullimin ajror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)