24 Prill 2024

Goditje e radhës për qytetarin e Kosovës nga kompanitë e sigurimeve dhe BQK

Prishtinë, 4 nëntor - Kompanitë e Sigurimeve të Kosovës kërkuan nga BQK t’u lejohet rrijte prej 36.5% për sigurimin e  automjeteve kurse BQK u tregua më “dorështrënguar” ndaj tyre dhe me “bujare” ndaj qytetarëve duke e lejuar rritjen prej 21.5% për sigurimin e automjeteve e që është në kundërshtim të plotë më mundësitë financiare të qytetarëve sikur që kjo është shumë më e lartë se inflacioni zyrtar në Kosovë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerëson se që nga përfundimi i luftës, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë caktuar tarifat e sigurimeve duke pasur parasysh interesin dhe përfitimet e atyre që kanë drejtuar kompanitë, e të cilët kanë qenë instrument ekzekutiv i politikanëve të kriminalizuar të cilët kanë menaxhuar këtë strukturë përmes familjarëve të tyre apo ndikimit politik.

Për vitë të tëra, vazhdon edhe tani, që bashkatdhetarët nga diaspora sipas KMDLNJ-së janë detyruar të paguajnë “haraçin” gjatë hyrjeve në Kosovë me arsyetimin se, meqë Kosova nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër, janë të detyruar të zbatojnë këtë pagesë krejtësisht diskriminuese e që nuk bëhet në vendet e tjera.

Byroja e Sigurimeve të Kosovës është arsyetuar se në Kosovë qarkullojnë mbi 100.000 automjete të paregjistruara dhe të pasiguruara prandaj edhe ndahen me humbje në ndërkohë që pagat e tyre nuk dallojnë aspak nga kolegët e tyre në vendet më të zhvilluara të botës.

Qarkullimi i mbi 100.000 automjetve të pasiguruara dhe të paregjistruara sipar Byrosë së Kosovës të Sigurimeve paraqet edhe njëren ndër pengesat kryesore që Kosova nuk qenka pjesë e Kartonit të Gjelbër në ndërkohe që në këto bisedime Kosova është përfaqësuar nga niveli më i ulët profesional i cili nuk ka përfaqësuar interesin e qytetarit pos interesin personal dhe të politikës.

Byronë e Sigurimeve te Kosovës, gjatë tërë kohës e kanë përcjellë afera korruptive dhe keqmenaxhim financiar në ndërkohë që asnjëherë nuk ka arritur të ndërtojë dhe stabilizojë një piramidë menaxhuese, profesionale dhe të qëndrueshme

Qytetarët e Kosovës, pagues të rregullt të sigurimeve për veturat e tyre nuk mund dhe nuk duhet të penalizohen duke ua mbuluar humbjet kompanimeve të sigurimeve shkaku i 100.000 veturave të pasiguruara dhe të paregjistruara si dhe menaxhimit të keq të të hyrave.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë e kundërshton rritjen e taksës për sigurim të automjeteve nga kompanitë e sigurimeve dhe përgjegjës kryesor për këtë e bën BQK-në e cila, në vend ta luaj rolin e rregullatorit të këtyre kompanive po bëhet pjesë e zhvatjes aktive të buxhetit të qytetarëve të Kosovës.

Në shumë vende të botës nësë i keni dy vetura dhe të cilat nuk i përdorni çdo ditë, me një palë tabela mund të ngasni veturat duke i zhvendosur sipas nevojës, nga njëra veturë në tjetrën.

KMDLNj mendon se pikërisht ulja e çmimeve tarifore për sigurim dhe regjistrim të automjeteve mund të ndikojë shumë në zvogëlimin e numrit të 100.000 veturave të pasigurara dhe të paregjistruara.

Rritja e paralajmëruar e tarifave nga kompanitë e sigurimeve, me pëlqimin diskriminues të BQK-së vetëm sa do ta rris numrin prej 100.000 automjeteve të pasiguruara dhe të paregjsitruara.

Mosrenditja e bashkëpunimit midis Byrosë së Sigurimeve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës gjithashtu ndikon në rritjen e numrit të automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara si dhe e betonon ndarjen thuaja legale në përqindje te tregut të kompanimeve te sigurimeve që pastaj e kanë lehtë të manipluojne me tarifa dhe çmimeve, gjithmonë në dëm të interesit të qytetarit të Kosoves si dhe diasporës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)