25 Prill 2024

Gjilani ndërton 11 rrugë në lagjen “Arbëria” me kosto 300 mijë euro

Gjilan, 27 tetor - Komuna e Gjilanit po vazhdon me implementimin e programit të madh, në kuadër të realizimit të katërshes së madhe infrastrukturore.

Aktualisht, në lagjen “Arbëria” po ndërtohen 11 rrugë, përfshirë rrjetin e ujësjellëit, kanalizimit për të përfunduar me asfaltim dhe vlera e këtyre projekteve është mbi 300 mijë euro.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka parë nga afër realizimin e këtyre projekteve me bashkëpunëtorët, ka thënë se gjatë këtij mandati pritet të përmbyllen projektet bazike në infrastukturë.

“Investimet në lagjen “Arbëria” i kemi prioritet, por jemi duke punuar në disa lokalitete dhe fshatra në të njejten kohë. Nuk do të mbetet rrugë pa u asfaltuar dhe po punojmë shumë që secila familje ta ketë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit."

"Gjatë këtij mandati qeverisës do t’i përmbyllim të gjitha investimet në infrastrukturën bazike dhe nuk ka me pasë më lloç e vada”, ka thënë kryetari Haziri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)