29 Mars 2024

Gjilani asfalton rrugën tre kilometërshe Gumnishtë-Livoç i Epërm

Gjilan, 6 shtator - Komuna e Gjilanit ka nisur sot asfaltimin e rrugës Gumnishtë-Livoç i Epërm, “Lagjja e Jabuqëve”, e cila ka gjatësi prej tre kilometrave.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve aty, ndërkaq ka thënë përveç që banorëve të kësaj ane iu lehtësohet jeta, do të jetë e mirëseardhur edhe për bizneset që po zhvillojnë veprimtaritë e tyre.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm sepse është një lidhje me rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë. Tash e tutje banorët e kësaj zone do ta kenë shumë më të lehtë qarkullimin, sikur që është e mirëseardhur edhe për bizneset këtu”, tha Korça.

Ai ka bërë të ditur se vlera e projektit është rreth 160 mijë euro, ndërkaq ka informuar se Komuna është duke bërë investime në infrastrukturë gjithandej territorit të saj, në qytet dhe fshatra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)