28 Mars 2024

GAP dhe GLPS kërkojnë që të ndërpretet monopoli në homologim të veturave

Prishtinë, 20 qershor - Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Qeveria e Kosovës që të ndërpresin monopolin në homologimin e veturave sepse është i kundërligjshëm dhe po e dëmton interesin financiar të qytetarëve të Kosovës.

Për më tepër, ky monopol sipas GAP dhe GLPS është pengesë për realizimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe po mbahet në fuqi në kundërshtim me rekomandimet e zyrës së Bashkimit Evropian.

"Ripërsërisin qëndrimet e tyre që homologimi i veturave në Kosovë mbetet monopol i paarsyeshëm, kundër rregullave të konkurencës së lirë, kurse çmimet arbitrare për shërbimet në fjalë mbeten barrë e rëndë për qytetarët e Kosovës".

"Konkretisht, ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shfuqizojë Udhëzimin Administrativ 02/2018, i cili i mundëson kompanisë aktuale që të vazhdojë tutje me monopolin në këtë fushë."

"Ne kërkojmë që Udhëzimi i ri Administrativ të garantojë që konkurrenca e lirë dhe interesi qytetarë të jenë parime bazë që udhëheqin politikat e Qeverisë në këtë fushëthekson GAP dhe GLPS.

Në studimet e më hershme të GAP dhe GLPS është ofruar argumente se si monopoli në homologimin e veturave përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Aty  gjithashtu është konstatuar së në asnjërën nga vendet e rajonit nuk ka monopol në homologim dhe se qytetarët e Kosovës paguajnë çmimet më të larta në rajon për këtë shërbim.

Organizatat GAP dhe GLPS kanë reaguar edhe ndaj Udhëzimit të ri Administrativ i cili synon të ruajë këtë monopol.

"Gjatë procesit të konsultimit publik, kemi përcjellë rekomandimet tek Ministria e Infrastrukturës, duke e paralajmëruar se ky Udhëzim  Administrativ shkel Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës".

"Komentet e njëjta janë dorëzuar edhe në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, e cila më 22 dhjetor 2017 dha mendimin e saj profesional për Udhëzimin Administrativ të lartpërmendur, mendim i cili ishte plotësisht në përputhje me rekomandimet tona. Të gjeturat tona janë konfirmuar edhe nga zyra e BE-së dje në prezantimin para anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës", thekson GAP dhe GLPS.

Gjithashtu, duhet vënë në vëmendje të publikut që procesi i homologimit aplikohet edhe ndaj makinave të reja që kanë origjine vendet e Bashkimit Evropian dhe ndaj të cilave standardet e çertifikimit të përshtatshmërisë së tyre për tregun Evropian janë të garantuara.

Duke njohur që Kosova në procesin e homologimit aplikon vetëm ato standarde që kanë burim Bashkimin Evropian apo/dhe vendet individuale që janë pjesë e tij, mbetet për t’u habitur se cila është arsyeshmëria e ri-çertifikimit të përshtatshmërisë së këtyre automjeteve për të operuar në tregun e Kosovës. Kjo, jo vetëm që është barrier e dukshme jo-tarifore, kundër MSA-së por edhe tallje me qytetarët e Kosovës.

Instituti GAP dhe GLPS i rikujtojnë Qeverisë së Kosovës dhe Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj që Kosova ka zgjedhur të orientojë ekonominë e saj në modelin e ekonomisë së lirë ku interesi i qytetarëve mbetet element qenësor i vlerësimit të përshtatshmërisë së ndërhyrjes së shtetin në rregullimin e saj.

Thënë këtë, GAP dhe GLPS vlerësojnë që favorizimit mbi baza klienteliste dhe garantimi i monopolit të një kompanie në fushën e homologimit duhet të përfundojë menjëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)