28 Mars 2024

Gani Thaçi, mafiozi i tregut të Sigurimeve në Kosovë

Prishtinë, 24 tetor - Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikata për media ka reaguar për rastin e Gani Thaçit vëllait te presidentit Hashim Thaçi.

Në Kosovë janë 14 kompani të sigurimeve të lincensuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Janë dhe 24 kompani të licencuara për ndërmjetësues të sigurimeve.

Të gjitha këto sipas Vetëvendosjes veprojnë në tregun e mbi 86 milionë eurove me mbi 2000 punëtorë e do të duhet të ishin të mbikëqyrura nga Banka Qendrore.

"Midis bankës e këtyre kompanive qëndron një instuticion tepër problematik referuar historikut dhe personave të punësuar në të. Ky institucion është Byroja e Sigurimeve. Në këtë institucion prej orëve të para punon edhe Gani Thaçi, vëllai i madh i Presidentit Hashim Thaçi", thekson Vetëvendosjes.

Personin në fjalë askush s’do ta përmendte nëse do të ishte vetëm një zyrtar i thjeshtë i Byrosë.

"Incidenti i sotëm do të konsideroj përnjëmend “sporadik”. Problemi është se në çdo kompani që vepron në Kosovë, apo që do të filloj të veproj, nuk mundet të operojë pa u marrë vesh apo pa u përplasur me Gani Thaçin."

"Gani Thaçi, ose mafiozi i tregut të Sigurimeve në Kosovë, arriti të emërohej zyrtarisht nga Banka Qendrore vetëm në vitin 2017 edhe pse për vite të tëra punonte në Byronë e Sigurimeve madje dhe si Drejtor e zëvendësdrejtor i saj.  Banka Qendrore e konfirmoi një vit më parë në pozitën “Koordinator i Përgjithshëm për Planifikime Strategjike” në Byronë e Sigurimeve", konsideron me tutje Vetëvendosjes.

Duhet theksuar se roli i Bankës Qendrore në këtë sektor nuk ka qenë mbikqyrja e kontrolli edhe për shkak të llojeve të Guvernatorëve që i ka pasur dhe ka.

Të gjithë të zgjedhur e të përzgjedhur nga PDK e krerët e saj, veçanërisht nga Hashim Thaçi. Ky institucion ka dështuar qëllimshëm në kryerjen e misionit të tij.

Problemet në sektorin e sigurimeve sipas Vetëvendosjes lidhen kryesisht me një interes të shtuar për rritjen e primit, me qëllim mbulimin e humbjeve që burojnë nga keqmenaxhimi në këtë sektor.

"E jo vetëm, por edhe nga monopolizimi i ndarjes së hiseve të tregut arbitrarisht për të gjitha kompanitë e sigurimeve, nëpërmjet shitjes së policave të sigurimit nga ana e një ndermjetësuesi, natyrisht të kontrolluar nga ta."

"Këto humbje në mënyrë fallse i mbulon çdo vit raporti i Bankës Qendrore duke lejuar manipulim me rezerva, shtyrje të kompensimeve, shtyrje të afateve për shtim kapitali etj. duke krijuar favorizime për disa e dëmtime për  disa të tjerë. Në fund e gjithë kjo manovër do të paguhet nga taksat e qytetarëve të këtij vendi", vlerëson Vetëvendosje.

Banka Qendroresi institucion monitorues dhe rregullues është shkaktar dhe hisedar në krizën e thellë që e ka kapluar industrinë e sigurimeve.

Konkretisht këto probleme kanë të bëjnë me moskapitalizimin e kompanive, humbjet e akumuluara të tregut të sigurimeve (nga 40-60 milionë euro) si dhe dëmet e nënvlerësuara si dhe rëzervat për dëmet e nënvlerësuara skajshmërisht.

Për qytetarët që sigurohen këto përpjekje nënkuptojnë rritjen e çmimit të sigurimeve edhe shtyrjen deri në pafundësi të kompensimit të dëmeve.

Kjo shtyrje që lejohet haptazi nga Banka Qendrore ndihmohet edhe nga sistemi i kapur i drejtësisë krijojnë fitimin e kompanive në kurriz të qytetarëve.

Vetëvendosje konsideron se roli i vëllait të madh të Hashim Thaçi, Ganiut, është që të sigurohet me hir e me pahir që fitimet e paligjshme zhvatëse të shkojnë sa më shumë e sa më shpejt në drejtim të Thaçëve.

"Sulmi i sotëm fizik nga Gani Thaçi ndaj ndaj Drejtuesit të Byrosë së sigurimeve dhe drejtorit të një kompanie me kapital shtetëror slloven nuk është i pari në formë e natyrë. Aty Gani Thaçi mbahet nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit brutal."

"Pra, nuk guxojnë të marrin vendime jashtë “pëlqimit” të tyre. Për shembull kush do të guxonte mos ta pranonte Edona Ahmetin të fejuarën e djalit të tij, si shefe të e departamentit për Kartonin e Gjelbër, apo të djalit të tezes Besim Shala, Shefit të Arkivës së Byrosë së Sigurimeve?"

"Kush do të mundej të bënte veprime për shembull që ia heq nga dora Gani Thaçi e të tijve mbi 100 milionë euro të përfitimeve nga mungesa e aplikimit të kartonit të gjelbër për të cilin nga Kadri Veseli e të çdo zyrtar qeveritar u përbetua se do të bëhej në këtë vit a atë vit?"

"Ose kush do të guxonte t’ia niste ristrukturimit të Byrosë së Sigurimeve duke e shkarkuar për shembull edhe Gani Thaçin? Kush do të guxonte t’ia jipte sa e si duhej njerëzve në nevojë kompensimin për paratë e sigurimeve kur ata përnjëmend sëmuren?" 

"Nuk është e rastit që nuk ka asnjë reagim ende nga Banka Qendrore. Ata e kanë të njëjtin shef të punëve të pista. Fundja a nuk është kjo prona, familja, shteti?", thekson në fund Vetëvendosje.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)