19 Nëntor 2019

Formohet Task Forca për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve në kryeqytet

Prishtinë, 9 Shtator - Policia e Kosovës, me qëllim të lirimit të trotuareve dhe rrugëve primare të qytetit të Prishtinës ka hartuar një plan operativ i cili ka filluar të zbatohet nga data 2 shtator 2019.

Në këtë plan operativ janë caktuar disa njësi policore nga Divizioni i Trafikut Rrugor  dhe drejtoria rajonale në Prishtinë(DRP), të cilat prioritet e kanë të merren me kundërvajtësit të cilët ndalin apo parkojnë mjetet e tyre në mënyrë të parregullt.

Masat fillestare ndaj kundërvajtësve kanë qenë vërejtjet dhe tiketat e trafikut, ndërsa ditëve në vazhdim me qëllim të përmirësimit të gjendjes në trafik dhe ofrimit te sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, do të ashpërsohen masat ku përveç gjobës do të merren edhe masa shtesë sipas ligjit.

Risi në realizimin e këtij plani paraqet vendosja e njoftimit në xhamin e përparmë të mjetit të parkuar, i cili njoftim e obligon qytetarin të paraqitet në polici dhe për të marr tiketën e trafikut për parkim të parregullt.

Po ashtu, Policia do të ndërmarr të gjitha masat ligjore edhe nëse drejtuesi i mjetit nuk paraqitet pran mjetit apo sipas njoftimit, dhe ndaj tij do të lëshohet tiketa përkatëse bazuar në të dhënat që merren nga Qendra për Regjistrimin e Automjeteve (QRA), gjithashtu sipas nevojës në mjet do të vendosen bllokada ose do të zhvendoset tërësisht mjeti i cili pengon qarkullimin e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve, andaj Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor.

Vetëm gjatë javës së parë të implementimit të këtij plani (nga 02 deri 06 shtator 2019), nga kjo Task Forcë  janë lëshuar gjithsejtë 230 tiketa trafiku.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2019 - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”, që do të mbahet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

- Punëtorët teknik të qendrës studentore, punëtorët teknik të disa shkollave që menaxhohen nga komuna e Prishtinës, punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, punëtorët teknik të disa shkollave në Gjilan do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. (Protesta mbahet ne vendete e tyre te punës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të organizojë një vizitë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në të cilën do të diskutojë për zhvillimet dhe arritjet në operacionalizimin dhe digjitalizimin e bazës kombëtare të të dhënave të evidencës penale, e zbatuar nga Sistemi qendror kombëtar i evidencës penale. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:15)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi. (Kampi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it Film City, ora 10:30 - mediet duhet të arrijnë tek Porta kryesore e Kampit Film City jo më vonë se ora 9:30)

- Presidenti Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 10:25)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësdrejtori i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang mbajnë konferencë për media. (Swis Diamand Hotel, ora 10:45)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të mbajë aktivitet me fëmijët në kuadër të shënimit te 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ organizon publikimin e analizës së Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, me autor Qerkin Berisha. (Zyret e FIQ, Resource Center në Pejton, ora 14:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine organizon pritje ku do të dekorojë znj.Blerta Zeqiri, ''Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë''. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- HANDIKOS organizon ceremoninë e hapjes së  ekspozitës me fotografi  “EmbraceMe-Kosovo”, me portrete nga jeta e nëntë personave nga Kosova, të punuara nga fotografja holandeze Karin Brongers. (Shtëpia e Evropës, ora 19:00)