16 Prill 2024

Fillon rregullimi i rrugës në Budisalc të Klinës

Klinë, 14 shkurt - Në bazë të bashkëpunimit të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) me institucionet e vendit dhe të marrëveshjes me Komunën e Klinës, IOM-in, Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Batalioni i Xhenios i FSK-së filloi sot punimet në rregullimin e rrugës në fshatin Budisalc të Komunës së Klinës, në gjatësi prej 400 metrave.  
 
Në këtë ngjarje morën pjesë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruairi O’Conell, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, zëvendëskomandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, përfaqësues të IOM-it, Ministrisë për Komunitete dhe oficerë të KFOR-it dhe të FSK-së.
 
FSK-ja në kuadër të misionit të vet, vazhdon t’iu kushtojë rëndësi realizimit të projekteve të ndryshme humanitare të cilat janë në shërbim të komuniteteve pa dallim etnie.
 
Qëllimi i këtij projekti është lehtësimi i qarkullimit të banorëve të fshatit për në Manastirin e Budisalcit.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)