28 Mars 2024

Fillojnë punimet infrastrukturore në lagjen Pejton

Prishtinë, 19 tetor - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e hënë rruga “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.

Në lagjen “Pejton” do të fillojnë punimet për  implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në kërtë lagje.

"Prandaj lusim banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet."

"Falenderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit", thekson Komuna e Prishtinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)