19 Prill 2024

Filloi asfaltimi i rrugës Stupë - Zajm

Klinë, 14 korrik - Punimet në asfaltimin e rrugës regjionale Stupë-Zajm i Klinës, e cila lidh fshatrat e Komunës së Klinës, me ato të Pejës, nga afër i ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës,  Sokol Bashota i cili tha se ky është njëri ndër projektet më kapital në infrastrukturën rrugore ngase qytetarët e Klinës e sidomos ata të Lugut të Drinit do të kenë shumë më të lehtë që të lidhen me Pejën dhe magjistralen Prishtinë-Pejë.

Faza e parë përfshinë asfaltimin e rreth 1.3 km që ka nisur në fshatin Stupë dhe lidhet me rrugën e fshatrave të Pejës ndërkohë që është duke u punuar edhe në përgatitjen e terrenit ( hapjen e rrugës) në drejtim të fshatit Budisalc.

Kjo rrugë, mbi 14 km lidhë fshatrat , Stupë, Budisalc, Nagllavë, Krushevë e Madhe, Zllakuqan, Jagodë, Videjë, Paskalicë dhe Zajm, me rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë. I gjithë projekti do të kushtoi mbi 2 milion euro dhe bëhët në bashkëfinancim të Komunës së Klinës me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)