25 Prill 2024

Eurowings interesohet te investojë në transportin ajror në Kosovë

Prishtinë, 15 shkurt - Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, Eset Berisha priti në takim Selçuk Zeybekoglu dhe Ivan Orec përfaqësues të kompanisë ajrore gjermane “Eurowings” degë e Lufthansa Group e cila operon në ANP “Adem Jashari” tash e sa vite.

Zyrtarët e “Eurowings” u interesuan për mundësitë e rritjes së angazhimit të kësaj kompanie në tregun  e transportit ajrorë të Republikës së Kosovës.

Berisha, i falënderoi zyrtarët e kompanisë “Eurowings” për gatishmërinë e tyre për investim  dhe theksoj se tregu kosovarë i transportit ajror ofron mundësi të mëdha për investime dhe rritje të operimeve ajrore, pasi ka shumë fluturime nëpër qytetet e ndryshme evropiane të  cilat për momentin nuk shërbehen në mënyrë të drejtpëdrejtë nga ANP “Adem Jashari”.

Berisha theksoi se çdo investim i kompanive ajrore është i mirëseardhur dhe i dobishëm për zhvillimin e transportit ajror. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)