25 Prill 2024

"Emirates Airlines" blen 40 avionë Boeing

Dubai, 13 nëntor - Agjencia ajrore “Emirates Airlines” ra dakord të blente 40 avionë Boeing 787-10, në një marrëveshje me vlerë mbi 15 miliardë dollarë.

Blerja u njoftua të dielën në Panairin e Avioneve të Dubait nga linja më e madhe ajrore në Lindjen e Mesme.

Dërgimi i avionëve pritet të fillojë në vitin 2022.

Faqja e internetit e Boeing-ut thotë se avioni ka kapacitet 330 pasagjerë me një rreze prej 11,900 kilometrash.

Kompania thotë gjithashtu se 787-a është 25 për qind më shumë efiçent përsa i takon karburantit sesa avioni që do të zëvendësojë.

Ndërkohë Linja Ajrore e Azerbaixhanit njoftoi për një marrëveshje prej 1.9 miliardë dollarësh po për modelin 787, pesë për pasagjerë dhe dy për transport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)