23 Tetor 2018

Edi Rama kundër hyrjes në Shqipëri të Telekom Serbia

Tiranë, 10 tetor - Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama deklaroi se është kundër hyrjes në tregun vendas të telefonisë celulare të kompanisë serbe Telekom Serbia.

 “Ky është një sektor strategjik dhe natyrisht, qeveria shqiptare pyetet, i kërkohet një mendim nga vetë ata që janë të interesuar. Qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë, bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, u shpreh sot zoti Rama.

Telekom Serbia është ofruar të blejë kompaninë Telekom Albania, pjesë e grupit gjerman T-Mobile, një ndër dy operatorët më të mëdhenj në Shqipëri. Një ditë më parë presidenti serb Aleksandar Vuci ishte shprehur se do të komunikonte për këtë çështje me kryeministrin shqiptar, por zoti Rama nuk dha shpjegime nëse kishte ndodhur apo jo një komunikim i tillë mes të dyve.

Javën e shkuar përfaqësuesit e Telekom Serbija u takuan në Tiranë me ministrin Damian Gjiknuri, i cili gjithashtu ishte shprehur se prania e tyre nuk ishte e mirëpritur dhe se do të ishte e papërshtatshme edhe për vetë aktivitetin e biznesit pasi mund të provokonte reagime të natyrës politike.

Mësohet se Telekom Serbia ka bërë ofertën më të lartë prej 61 milion eurosh, ndërsa në garë janë dhe kompani turke, bullgare dhe një biznesmen grek.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 tetor 2018 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shkodër, do të zhvillojë homazhe te shtatorja e Isa Boletinit. (Shkodër, ora 9:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizojn konferencën me titull “Ndërtimi i partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Bashkinë e Shkodrës në Shqipëri ku do te takohet me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. (Bashkinë e Shkodrës, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët formimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon një ceremoni solemne në të cilën do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 dhe çmimeve tjera vjetore për muzikë. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Ministri i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e rrugës  Gjakovë-Ponoshec dhe fillimin e punimeve në rrugën Smolicë-Nivokaz. (Ura e Erenikut në dalje të Gjakovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do ta vizitoj Kliniken e Onkologjisë në QKUK, dhe do të takohet me Ekrem Hyseni, drejtor i klinikes. (Kliniken e Onkologjisë, ora 11:30)

- Bëhet promovimi i librit monografik “Nëna ime Mihane Lama” i gjeneralit të mirënjohur, Kudusi Lama. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëj asgjësimin e lodrave të konfiskuara nga inspektorati i MTI-së.  (Kishnicë, Komuna e Graçanicës, ora 13:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe me shkollat e mesme në këtë komunë, organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Gjilan. (Parku i Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me Organizatën “Paqja studentore” organizojn aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kampusi i Universitetit të Prishtinës, ora 13:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin e varrezave të heronjve  në Dubovikë. (Dubovikë, pra 15:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën publikimin e analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në UP. (Hotel Sirius, ora 15:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan. (Gllogjan, ora 16:00)

- Brendi vendor i veshjeve për gra dhe burra Mr.Rex në bashkëpunim me rrjetin e grave të Kosovë organizon mbremja e bamirësisë për gruan me ç’rast në event do mblidhet një donacion i cili do t’iu shkojë në ndihmë grave të prekura nga kanceri I gjirit. (Hotel Emerald, ora 18:00)