28 Mars 2024

Dy dëshmorë e atdhetar të shquar, në një pullë postare

Prishtinë, 25 maj - Në kuadër të tematikës ’’Dëshmorët”, Posta e Kosovës emeton emisionin e pullave postare dedikuar dy dëshmorëve e atdhetarëve të shquar, Nazim Gafurri dhe Stak Mark Mirdita.

Nazim Gafurri ishte një veprimtar dhe atdhetar i  madh i kombit, i  cili përmes publikimeve të tij arriti ta ndërkombëtarizojë  shkeljen e të drejtave themelore të njeriut, që iu bëheshin shqiptarëve të Kosovës nga sistemi jugosllav.

Për t’i dal në mbrojtje popullit, shkriu tërë dijen dhe pasurinë që kishte. Patriotizmi i tij e vuri nën shënjestrën e pushtetit, që ia organizuan atentatin e tretë vdekjeprurës, më 7 maj 1928.

Stak Mark Mirdita rrjedh nga një familje patriotike, që lirisë së Kosoves ia dha gjashtë dëshmorë.

Njihet si personalitet i hershëm dhe i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por edhe si humanist i madh i  popullatës së varfër. I cilësuar person i rrezikshëm për sistemin pushtues jugosllav, pushkatohet në vigjilje të Krishtlindjeve të vitit 1944, së bashku me shumë patriotë shqiptarë.

Kjo pullë postare në imazhin e saj mbartë portretet e dy dëshmorëve, veprimtarëve të shquar të periudhës së viteve 1920-1945, të cilët me guximin e tyre intelektual, pasqyruan të vërtetën para botës për krimet e sistemit jugosllav ndaj popullatës shqiptare që jetonte në ish Jugosllavi.

Filatelia e Postës së Kosovës edhe në të ardhmen do të nderoj dëshmorë dhe atdhetarë të shquar të kombit shqiptar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)