20 Prill 2024

Dy aksidente në rajonin e Pejës, lëndime trupore kanë pësuar katër persona

Pejë, 20 dhjetor - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka pranuar informacion se sot rreth orës 08:00 në rrugën magjistrale Pejë - Deçan, më saktë në fshatin Raushiq - Pejë ishin aksidentuar dy automjete udhëtarësh, të cilat ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta.

Njësitet relevante të Policisë Kosovës menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë masat e menjëhershme të nevojshme dhe me kërkesë të policisë në vendin e aksidentit kanë arritur ndihma e parë- ekipi mjekësor dhe njësiti i zjarrfikësve.

Sipas të dhënave nga hetuesit, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima ngasësja e njërit nga automjetet e aksidentuara e cila me ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK Prishtinë, për t’i ofruar tretman adekuat mjekësor.

Deri të aksidenti ka ardhur me që ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pa sigurte dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit shtetit.

Po ashtu sot rreth orës 08:20 Policia është informuar edhe për aksidentin e dytë në fshatin Rudicë – Klinë, me ç’rast ishte vetë aksidentuar një automjet me udhëtar.

Policia ka ndërmarrë masat e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku lëndime kanë pësuar ngasësi i mjetit dhe dy pasagjere, të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë për tretman mjekësor. 

Dy nga këta të lënduar sipas mjekëve kanë pësuar lëndime më të rënda trupore.

Hetuesit Rajonal të Njësitit Komunikacionit Rrugor, janë duke u marrë më të dy rastet e aksidenteve dhe të gjitha veprimet hetimore janë të koordinuara me Prokurorin e shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)