24 Prill 2024

“Dreamliner” shkel për herë të parë në Europë

Londër, 18 korrik - Avioni më ekologjik i ndërtuar ndonjëherë, “Boeing 787 Dreamliner” është ulur për herë të parë në Evropë.

Me rastin e sallonit ndërkombëtar të aereonautikës, prototipi më i fundit i teknologjisë ajrore ka shkelur në tokën e kontinentit të vjetër pasi u ul në Londër.

Ai quhet “avioni plastik” për shkak të përdorimit të gjerë të fibrave të karbonit që e bëjnë shumë të lehtë. Drejtori i Boeing, Jim McNerney njoftoi se shitjet e para do të bëhen në vitin 2011.

“787 Dreamliner” mund të transportojë deri në 300 pasagjerë dhe ka një autonomi fluturimi deri në 15 mijë km. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)