18 Nëntor 2019

Cërrnica po bëhet fshati i dytë model i Gjilanit me infrastrukturë

Gjilan, 21 korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të vizitave për infrastrukturë, sot ka vizituar punimet që janë duke u bërë në fshatin Cërrnicë, që do të jetë fshati i dytë model në Gjilan dhe ka garantuar se vonesat e deritanishme kanë qenë për shkak të ndërrimit të operatorit dhe puna do të vazhdoj me dinamikë më të madhe.

“Po punojmë në rregullimin e hyrje-daljeve të fshatit Cërrnicë dhe atë në dy drejtime. Rrugën kryesore nga qendra e fshatit që lidhet me rrugën Gjilan-Ferizaj dhe rrugën tjetër të madhe që lidhet përmes Livoçit të Ulët me qytetin e Gjilanit."

"Përpos këtyre dy rrugëve do të punojmë njëkohësisht edhe në rregullimin e rrugëve brenda fshatit, për të vazhduar me ujësjellësin për fshatin Vrapqiq e më pas edhe rrugën Cërrnicë – Vrapqiq."

"Gjithashtu në kuadër të kësaj Komuna e Gjilanit do të mbështet edhe kërkesat e shkollës dhe të Bashkësisë Islame, në mënyrë që mirëmbajtja e investimeve të jetë e përbashkët me gjithë komunitetin”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai gjithashtu ka potencuar se do të punohet në një segment të kanalizimit dhe trotuarëve, duke integruar edhe hapësirën publike të shfrytëzueshme për park dhe gjelbrim, kurse në fazën e ardhshme me programin e madh për trajtimin e ujërave të zeza, Cërrnica do të ketë edhe kolektorët e integruar për të ngritur nivelin e pastërtisë së ambientit dhe lumit në veçanti.

Nijazi Bllaca, në emër të shoqatës së Cërrnicës në Zvicër dhe kryetari i këshillit të fshatit, kanë falënderuar kryetarin për punën që është duke bërë dhe gjithashtu konfirmuan se kërkesat e fshatit po trajtohen maksimalisht, duke konfirmuar angazhimin për ruajtjen e investimeve dhe njëkohësisht kujdesin për Cërrnicën e pastër dhe të mirëmbajtur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)

 

- Në kuadër të projektit ' Tell Me More' të perkrahur nga MKRS dhe DKRS dhe të implementuar nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit do të realizohet shfaqja teatrale në Shtepinë e Kulturës " Xhemajli Berisha ". (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)