20 Prill 2024

Britania njofton hapjen e aeroporteve

Londër, 21 prill - Britania e Madhe njoftoi rihapjen e hapësirës ajrore rreth orës 22:00 të ditës së martë. Lajmi u njoftua prej ministrit të Transportit Andrju Adonis.

“Aeroportet do të hapen edhe për të mundësuar linjat ajrore të vendosin rregull në oraret e tyre të fluturimit”, deklaroi Adonis.

Ndërkohë lajmin për rihapjen e hapësirës ajrore ka njoftuar edhe Polonia. Autoritetet vendase deklaruan se fluturimet mund të nisin mëngjesin e së mërkurës.

Drejt normalizimit duket situata edhe në Holandë, pasi autoritetet edhe atje kanë vendosur hapjen e hapësirës ajrorë mbrëmjen e së martës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)