24 Prill 2024

Brenda pak ditësh do të krijohen mundësitë për rifillimin e punës së autoshkollave

Prishtinë, 8 qershor - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, bashkë me përfaqësuesit e tjerë, Afrim Islami dhe Driton Presheva.

Ministri Abrashi ka dëgjuar të gjitha kërkesat që autoshkollat kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre. Ai tha se e kupton shqetësimin e tyre për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Me këtë rast, u zotua se brenda pak ditësh do të krijohen mundësitë për rifillimin e punës së autoshkollave dhe mbajtjes së testimeve.

Federata e Autoshkollave të Kosovës, shprehën mirënjohje për gatishmërinë e ministrit Abrashi që të dëgjojë dhe trajtojë kërkesat e kësaj kategorie. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)