27 Shtator 2020

BQK mban sekret vendimin për rritjen e çmimit të sigurimeve për vetura

Prishtinë, 26 dhjetor - Gati dy muaj pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rritjen e sigurimeve për vetura, Institutit GAP i mohohet e drejta për qasje në këtë vendim.

Më 10 dhjetor 2019, Instituti GAP ka bërë kërkesë në adresë të BQK-së dhe ka kërkuar qasje në Studimin Aktuarial mbi të cilin është bazuar BQK kur ka marrë vendim për rritjen e çmimit të sigurimeve për vetura për 26%, si dhe ka kërkuar qasje në Vendimin e Bordit ekzekutiv të BQK të datës 31 tetor 2019 për rritjen e sigurimeve.

Por, në kundërshtim me Ligjin për qasje në dokumente publike dhe në kundërshtim me misionin e saj, BQK nuk i ka bërë publike këto dokumente, duke kërkuar që të takohemi me zëvendësguvernatorin, në vend se këto dokumente të bëhen publike.

Është skandaloze dhe e kundërligjshme që një vendim i organeve publike i cili prek rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës të mbahet konfidencial, duke u thirrur në një Rregullore të brendshme për fshehtësinë.

Duke marrë parasysh se edhe pas përsëritjes së kërkesës, më 20 dhjetor 2019, BQK nuk ka bërë publike këto dokumente, konform Ligjit për qasje në dokumente publike, Instituti GAP do të kërkojë intervenimin e Avokatit të Popullit, para se këtë vendim të BQK-së ta dërgojë në gjykatë.

Po ashtu, Instituti GAP rikujton se më 12 shtator 2019, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) kishte dhënë mendim profesional për BQK-në ku e paralajmëron së unifikimi i çmimeve sa i përket sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia TPL është në kundërshtim me parimet e konkurrencës në një treg të lirë.

Instituti GAP publikisht kërkon nga BQK që t’i lejohet qasje në  Vendimin e Bordit Ekzekutiv të datës 31 tetor 2019 për rritjen e tarifave të primit të sigurimit të detyrushëm nga auto-përgjegjësia si dhe qasje në të dhënat në nivel të industrisë të cilat do të ndihmonin publikun e gjerë të kuptojë arsyeshmërinë e pohimeve të BQK-së për rritjen e tarifave.

Së bashku me këtë komunikatë, i bashkangjesim edhe kërkesën e dërguar BQK-së si dhe përgjigjen e BQK-së në kërkesën tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)