28 Mars 2024

BQK kufizon shpenzimet e siguruesve

Prishtinë, 5 shkurt - Me qëllim të ruajtjes dhe forcimit të stabilitetit të sektorit të sigurimeve, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka miratuar Rregulloren për Menaxhimin e Komisioneve dhe Shpenzimeve Operative të siguruesve.

Kjo rregullore përcakton kriteret dhe kufizimet për menaxhimin e komisioneve dhe shpenzimeve për siguruesit jojetë, si dhe përcakton nivelet e lejuara të komisioneve të ndërmjetësimit dhe shpenzimet operative.

Zbatimi i kësaj rregulloreje do të mbikëqyret nga BQK-ja në mënyrë të plotë përmes raportimit nga ana e siguruesve dhe mbikëqyrjes në vend.

Kufizimi i shpenzimeve për komisionet e ndërmjetësimit dhe shpenzimeve operative do të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e performancës financiare të këtij sektori, dhe rrjedhimisht në rritjen e kapaciteteve të siguruesve për të paguar dëmet ndaj palëve të dëmtuara.

Miratimi i kësaj rregulloreje është në vazhdën e aktiviteteve të tjera të ndërmarra së fundmi nga BQK-ja për forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit të sigurimeve.

BQK-ja mbetet e përkushtuar në marrjen e të gjitha masave dhe veprimeve të nevojshme për të përmbushur detyrat e saj ligjore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sistemit financiar dhe mbrojtjes së interesave të publikut.   
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)