22 Shkurt 2019

BQK angazhohet në zgjidhjen e çështjes së Kartonit të Gjelbër

Prishtinë, 7 qershor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti bashkë me kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë së Kosovës të ngarkuar për zgjidhjen e çështjes së Kartonit të Gjelbër, kanë takuar përfaqësuesit e lartë të "Uniqua Group Austria", me të cilët është diskutuar mundësia e mbulimit të Kosovës nga shteti i Austrisë.

Në këtë takim, të iniciuar nga guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ai ka njoftuar përfaqësuesit e "Uniqua Group Austria", me masat që i ka ndërmarrë BQK-ja, me qëllim të ndihmës ndaj të gjitha institucioneve të përfshira në proces, në mënyrë që kjo çështje përfundimisht të zgjidhet.

“Që nga fillimi Banka Qendrore e Kosovës ka qenë e përfshirë në zgjidhjen e kësaj çështjeje që ka një rëndësi të madhe për qytetarët e Kosovës, të cilët në mungesë të tij nuk mund të lëvizin lirshëm me automjetet e tyre, si dhe në heqjen e pagesave që mërgimtarët duhet të paguajnë posa të hyjnë në Kosovë edhe pse të njëjtit janë të pajisur me Karton të Gjelbër”, ka thënë Guvernatori Mehmeti.

Në këtë takim të mbajtur është arritur të aranzhohet një takim në Vjenë me përfaqësuesit e Byrosë Austriake me qëllim të finalizimit sa më të shpejtë të këtij procesi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2019  - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të​ takohet me Kryetarin e Federatës së Shahut, Nysret Avdiu (Objekti i Kryeministrisë, kati VIII, zyra 806, ora 8:30)

-  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Shefi i Ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara dhe Drejtori gjeneral i kompanisë Jetro Vjenë, Satoshi ABE vizitojnë kompaninë Gjirafa. (Kompania Gjirafa, Dragodan, ora 9:30)

- Let’s Do It do të mbajë konferencën “Efiçienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit”, në bashkëpunim me Oden e Gjelbër Ekonomike te Amerikës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të komunitetit boshnjak në Komunën e Prizrenit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Drejtoria Komunale e Arsimit, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ZKM-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi do të vizitojë Palestrën e Sportit, ku do të shohë punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportiv, projekt kapital në të cilin MKRS-ja ka investuar. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet debati publik me temën 'Transparenca e punës së komunës së Graçanicës'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet projektligjit për pijet e forta alkoolike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojn ngjarjen për projektin KosLift i cili ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 student të Universitetit të Prishtinës dhe RIT Kosovë si dhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit në ngritjen e aftësive të nevojshme dhe kapaciteteve për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon. (Residenca Norvegjeze në Fshatin Ndërkombëtar, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Agim Blakçori do të vizitojë shkollat “Ibrahim Rugova”, “Naim Frashëri”, dhe “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë për të përcjellë mbarëvajtjen e garës. (Podujevë, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton disa sera në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:40)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune kompanisë “Liri” në Prizren. (Prizren, ora 17:00)