28 Mars 2024

Bordi shkarkon drejtorin e Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi

Prishtinë, 24 prill - Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim që t’ia ndërpresë kontratën Kryeshefit Ekzekutiv, Bedri Istrefit.

Përveç kësaj bordi ka berë ndërprerjen e Kontratës së Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit dhe ndërprerjen e Kontratave të dy Zëvendës Kryeshefave Ekzekutiv.

Bordi po ashtu ka emëruar Ushtruese të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe Ushtrues të Detyrës së Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit.

Po në këtë mbledhje bordi ka vendos të shpallet konkursi për rekrutimin në pozitët e Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit.

“Sa i përket dy pozitave të Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv, mbetet që bordi të shqyrtojë edhe njëherë nevojën dhe efektshmërinë e këtyre pozitave në javët në vazhdim”.

“Njëherit, bordi vendosi që t‘u bëhet ftesë Shoqërisë Civile dhe Ambasadës Angleze që të marrin pjesë në procesin e rekrutimit në këto pozita për të siguruar një profesionalizëm dhe transparencë të plotë të këtij procesi”.

“Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve siguron opinion dhe çdo punonjës të Telekomit të Kosovës se do të marrë çdo vendim sipas kompetencave që ka për t‘u siguruar një organizim i mirëfilltë i Telekomit, ku secili punonjës të jetë në nivel të detyrës dhe përgjegjësive që i ngarkohen”, thuhet në komunikatën e Bordit të Përkohshëm të Drejtorit të Telekomit të Kosovës.

Këto vendime, sipas tyre, erdhën pas diskutimit të rendit të ditës lidhur me shqyrtimin e pozitave të Zyrtarëve të Lartë të Telekomit të cilat kanë ndikim direkt në performancë dhe duke pasur parasysh gjendjen e rëndë financiare të kësaj ndërmarrjeje publike, me qëllim të ndaljes së përkeqësimit të gjendjes financiare dhe tejkalimit sa më të shpejtë të kësaj gjendjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)