29 Mars 2024

BE mbështet lidhjen e Kosovës me rajonin përmes hekurudhës

Prishtinë, 2 korrik - Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Infrakos organizon sot ngjarjen me rastin e fillimit të projektit për lidhjen e Korridorit Orient/East-Med, pjesa hekurudhore Fushë Kosovë - Kufiri me Maqedoninë e Veriut.

Korridori Orient/East-Med kalon në Kosovë nga veriu në jug në Rrugën 10 dhe përbën lidhjen hekurudhore të Kosovës me rajonin më të gjerë.

Rruga 10 është pjesë e zgjerimit të Korridoreve Esencial të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit në Ballkanin Perëndimor. Ka një gjatësi të përgjithshme prej 256 km, nga të cilat 149 km janë në Kosovë.

Rruga në Kosovë do të rehabilitohet në tri faza: Faza 1: Fushë Kosovë - kufiri me Maqedoninë Veriore; Faza 2: Fushë Kosovë - Mitrovicë dhe Faza 3: Mitrovicë - kufiri me Serbinë

Investimi i përgjithshëm i Fazës 1 është 94.5 milion euro nga të cilat 38.54 milion euro janë grante nga BE-ja, 19.2 milion euro janë kredi nga BERZH-i dhe 19.25 milion euro janë kredi nga Banka Evropiane e Investimeve ndërsa pjesa tjetër është kontribut i përfituesit. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)