20 Prill 2024

BE lejon fluturimin e avionëve Boeing 737 Max

Bruksel, 28 janar - Bashkimi Evropian (BE) i ka dhënë autorizim fluturimi avionëve të pasagjerëve të tipit Boeing 737 Max, ndaj të cilëve kishte ndalesë qarkullimi për shkak të aksidenteve fatale.

Patrick Ky, drejtori i Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), lëshoi një deklaratë me shkrim në lidhje me avionët 737 Max të prodhuesit amerikan Boeing, fluturimi i të cilëve u ndalua pas aksidenteve në vitet 2018 dhe 2019.

Ky deklaroi se kanë vendosur që 737 Max mund të kthehet në shërbim në mënyrë të sigurt pas rishikimit të gjerë nga EASA.

Duke nënvizuar se vendimi është marrë në mënyrë të pavarur nga presionet ekonomike dhe politike, Ky tha se BE-ja ka bërë testet dhe simulimet e veta gjatë ekzaminimit dhe se i ka cilësuar si të kënaqshme zgjidhjet e kompanisë Boeing për problemet e sigurisë.

Ky njoftoi se janë bërë ndryshime në fusha si azhurnimet e softuerit dhe manualit të përdoruesit, kontrolli i fluturimit dhe sistemi elektrik, mirëmbajtja dhe trajnimi i ekuipazhit, duke shtuar se do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër operacionet e avionit 737 Max në të ardhmen.

SHBA-ja dhe Brazili tashmë kanë lejuar fluturimet komerciale të tipit 737 Max vitin e kaluar.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)