19 Prill 2024

BE-ja lehtëson ndihmat shtetërore për linjat ajrore

Bruksel, 20 prill - Bashkimi Evropian (BE) sinjalizoi gatishmërinë e saj për të lehtësuar ndihmat shtetërore për shoqëritë ajrore, të cilat po pësojnë humbje për arsye të mbylljes së hapësirës ajrore.

Komisioneri evropian për konkurrencën Joaquin Almunia tha në Bruksel se BE-ja është e gatshme që të reagojë ngjashëm si pas atentateve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Sipas të dhënave të lidhjes aeronautike IATA humbjet për linjat ajrore për arsye të ndalim-fluturimeve janë rreth 250 milionë dollarë në ditë. Sipas një raporti të gazetës „Die Welt“ shoqëritë ajrore dhe koncernet gjermane të udhëtimeve kanë kërkuar tashmë jozyrtarisht ndihmë tek qeveria gjermane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)