29 Mars 2024

Bashkëpunimi ndër-rajonal në fushën e aviacionit civil i rëndësishëm për vendin

Prishtinë, 10 prill  - Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit  Aviacionit Civil, Eset Berisha në hapjen e punetorisë rajonale për “Veglat e vlerësimit të personelit të Meteorologjisë”   përshendeti pjesmarresit nga Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Kosova, të cilët po marrin pjesë në këtë punëtori  dy ditore e cila është  organizuar  nga Autoriteti  Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës në bashkpunim me  Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, e përkrahur nga Bashkimi Evropian përmes instrumentit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX).

Drejtori Berisha, theksoi rëndesinë e kësaj punëtorie të organizuar në vendin tonë duke e dhënë një vështrim të shkurtër për fillet e aviacionit civil në vendin tonë dhe rezultatet e arritura nga AAC dhe AShNA deri më sot, ai tha se “në fillimin e punës tonë ne nuk kishim njohuri por kishim vullnetin dhe dëshirën për të mësuar, tani kemi njohuri por edhe vullnet për të mësuar edhe më shumë”.  Angazhimet dhe punëtoritë e tilla do të ndihmojnë që bashkëpunimi jonë ndër-rajonal të ofroj mundësi për zhvillim edhe më të mirë aviacionin civil.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)