29 Mars 2024

Aviokompanitë britanike padisin Qeverinë për ndalim fluturimi

Londër, 27 prill - Hapësira ajrore britanike ka qenë e mbyllur për arsyje të rreshje dhe të shpikura, pohojnë aviokompanitë.

Dëshmia e tyre janë incizimet satelitore të cilat tregojnë se retë e hirit vullkanik fare nuk kanë kaluar mbi Britaninë e Madhe.

Gjysmë milionë britanikëve u janë anuluar  fluturimet, ndërsa qindra milionë paundë në mënyrë të pakthyeshme u zhdukën nga arkat e aviokompanive për shkak të alarmit të cilin autoritetet britanike e shkaktuan pas erupsionit të vullkanit islandez Ejafjalajokul, shkruan Deily Mail.

“është më se evidente se në fillim të kësaj krize kishte mungesë të të dhënave. Po ashtu, është i vërtetë se hiri në Britani në një kohë nuk ishte i dukshëm”, deklaroi Xhim MekKen nga shërbimi për aviacion civil.

Tani aviokompanitë, në bazë të incizimeve satelitore, e padisin Qeverinë për shkak të humbjeve të pësuara nga aterimi i avionëve.

Vendimi i kontrollit nacional të aviacionit ajror për ndalesë për fluturime bazohet në parashikime kompjuterike të cilat treguan se retë e hirit lëvizin nga drejtimi jugor i Islandës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)