16 Prill 2024

Aviacioni Civil i Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut thellojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 6 qershor - Drejtori Berisha në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal qëndroi për një vizitë të shkurtër në Autoritetin e Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga z. Tomislav Tuntev, drejtor i përgjithshëm dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore u vlerësua lartë niveli i bashkëpunimit në mes të dy autoriteteve dhe u diskutuan edhe mënyra konkrete të thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen përmes këmbimit të përvojave dhe mbështetjes reciproke në fushën e operimeve, aerodromeve dhe shërbimeve të navigacionit ajror.

Në fund, drejtori Tuntev pranoi ftesën e drejtorit Berisha për vizitë në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, të cilën tha se do ta realizoj me kënaqësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)