19 Prill 2024

Autostrada "Arbër Xhaferi” do të përfundoj në kohën e caktuar

Prishtinë, 14 shtator - Ministri i Infrastruktures, Pal Lekaj inspektoi sot punimet në Autostradën "Arbër Xhaferi". 

Me këtë rast ministri Lekaj me zhvillimin e punimeve në këtë autostradë u njoftua nga zyrtarët e kompanisë „Bechtel & Enka".

Pas këtij inspektimi, ministri Lekal në një prononcim për media tha "Më bëri përshtypje standardi i punimeve dhe siguria e punëtorëve, për këtë periudhë kohore që kanë punuar 1600 punëtorë, nuk ka ndodhur asnjë aksident."

Lekaj theksoi se është duke u zhvilluar një standard i lartë i punimeve dhe duhet vlerësuar.

"Ne pamë nga afër zhvillimet e kësaj autostrade dhe mund të them se edhe pse ka pasur prolongime, jo me fajin e kozorciumit "Bechtel & Enka", por me atë që ne kemi pasur ngecje në Qeveri. Mund të them lirisht që segmenti i dytë do të përfundojë më 31 dhjetor në fund të këtij viti."

"Ne u zotuam që do t’i kryejmë obligimet tona. Ndërsa punimet e segmentit të tretë që fillojnë nga fshati Doganaj deri në Han të Elezit,do të përfundojnë në fund të vitit 2018",ka thënë Lekaj.

Inspektimi i sotëm i këtyre punimeve sipas tij ka një domethënje, që t’u themi qytetarëve se nga këtu fillon qeverisja e mirë, do të kërkojmë edhe llogaridhënje dhe nuk do të lejojmë kompanitë t’i prolongojnë punimet dhe të zgjasin me vite të tëra, sikur që ka ndodhur deri më sot.

Sikur që ministria i kryejn obligimet ndaj kompanive poashtu nga kompanitë ministria do të kërkojë llogaridhënje.

"U zotuam që do të kemi një bashkëpunim dhe një vendimmarrje më të fuqishme sepse për shkak të mos marrjes së këtyre vendimeve ne kemi ngecur deri në këtë moment."

"Ne si Qeveri do të kryejmë obligimet siç është paraparë edhe me rishikimin e buxheti dhe t’i kryejmë obligimet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe do të binden të gjithë që ne do të punojmë me seriozitetin më të madh dhe do të jemi në shërbim të qytetarëve, dhe në shërbim të mirë së vendit", ka pohaur ministri Lekaj.

"Nuk do të ketë vonesa për përfundimin e punimeve dhe ne kemi përkrahjen e kryeminstrit, të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, për këtë projekt dhe në projektet tjera që kanë një domethënje të madhe për shtetin e Kosovës."

Sa i përket çasjes për lidhjen në këtë Autostradë, në fshatin Gërlicë, Ministria sipas Lekajt do t’a zgjidh këtë kërkesë të qytetarëve sa më shpejt dhe do t’u përgjigjet kërkesave të tyre".

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)