23 Prill 2024

Autoriteti i Aviacionit Civil avancon bashkëpunimin me Doganën e Kosovës

Prishtinë, 1 gusht - Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha me bashkëpunëtorë, ishin sot në vizitë zyrtare në Doganën e Kosovës ku është pritur nga Drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij.​

Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit të ndërsjellë institucional në fushën e standardeve  të sigurisë së aviacionit civil, në veçanti në aktivitetet e AAC-së në funksion të zbatimit të legjislacionit përkatës dhe rritjes së sigurisë së operimeve ajrore me mjete ajrore pa pilot (dronëve) dhe bashkëpunimin e dy institucioneve përkatëse në parandalimin e aktiviteteve të rrezikshme për sigurinë e aviacionit siç janë sulmet laserike.

Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, Berisha informoi të pranishmit për detyrat dhe përgjegjësitë e AAC-së në këtë fushë me rol jashtëzakonisht të madh në siguri të aviacionit civil si dhe për aktivitetet dhe planet e AAC-së në drejtim të parandalimit të aktiviteteve të rrezikshme për sigurinë e aviacionit.

Në anën tjetër Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha theksoi gatishmërinë e tij dhe të Doganës së Kosovës për bashkëpunim të plotë në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)