20 Prill 2024

Ata që po shkatërrojnë Telekomin e Kosovës do të japin përgjegjësi

Prishtinë, 16 prill - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka folur për shkatërrimin e ndërmrrjes se vetme publikë që ka gjeneruar profit deri me tani në Kosovë.

Deputeti Kurti ka thënë se Telekomi i Kosovës është në krizë financiare si biznes.

"Telekomin e Kosovës po e kthejnë nga një ndërmarrje publike që ka gjeneruar profit në një ndërmarrje publike që tashme po gjeneron humbje", ka theksuar Kurti.

Përgjegjësit që kanë dëmtuar dhe shkatërruar Telekomin sipas Kurtit do të japin përgjegjësi para organeve të drejtësisë.

Kurti ka thënë së shkatërrimi i Telekomit po bëhet më qëllim privatizimin e kësaj ndërmarrje që të bindin qytetarët së kjo ndermarrje duhet privatizuar për shkakë të krizes financiare.

Ai ka përmendur edhe zgjedhjen e Zeqir Kiqinës në krye të Telekomit njëri i partisë në pushtet i cili sipas Kurtit është njëherit edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Drenas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)