19 Prill 2024

Asfaltohet rruga në lagjen Bakaja të Shtupelit

Klinë, 4 korrik -  Projektet në infrastrukturën rrugore janë shtrirë edhe në fshatin Shtupel të Klinës. Komuna njofton se lagjja Bakaja sot është bërë më rrugë të asfaltuar.

Në përurimin e rrugës ka qenë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka uruar banorët për këtë projekt shumë të rëndësishëm për ketë lagje dhe më gjerë.

Banorët e kësaj lagjeje janë shprehur shumë të kënaqur me investimin e kryer dhe kanë falënderuar kryetarin për angazhimin e tij në asfaltimin e rrugës me gjatësi 1.3 km dhe që lidh 40 familje.

“Jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të mira për të lehtësuar jetën e qytetarëve në zonat rurale. Në shumë zona janë duke u kryer projekte në fusha të ndryshme që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarit”, ka thënë më këtë rast kryetari Sokol Bashota, i cili ka premtuar realizimin edhe të projekteve të tjera në fshatin Shtupel. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)