25 Prill 2024

Arabia Saudite përkrahë Kosovën me projekte të infrastrukturës

Prishtinë, 14 nëntor - Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u takua  me përfaqësuesit e  Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, në krye me z.Abdullah Al-Shoaibi, menaxher rajonal.

Gjatë këtij takimi u bisedua për projektin, i cili financohet nga ana e këtij fondi, për zgjerimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë.

Ministri Lekaj gjatë takimit ka falenderuar përfaqësuesit e  Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite për përkrahjen e vazhdueshme dhe tha se i vjen keq për stërzgjatjen e realizimit të këtij projekti.

"Ne ju premtojmë që pas përzgjedhjes së kompanisë që do të realizojë këtë projekt, nuk do të ketë më pengesa dhe ju premtojmë që do të kemi një partneritet të ngushtë bashkëpunimi në mes nesh”, ka theksuar ministri Lekaj.

Ndësa Al-Shoaibi tha: “Sa u përket raporteve tona, ne do të kemi raporte të shkëlqyera si me ju, po ashtu edhe me të gjitha ministritë tjera,me të cilat do të kemi projekte të përbashkëta."

"Ne ju njoftojmë edhe  se kërkesa juaj për t’u financuar edhe pesë kilometra të kësaj rruge është aprovuar."

"Gjithashtu, ne ju falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer që deri tash ka pasur Ministria juaj me ne lidhur me këtë projekt. Shpresojmë që edhe më tutje të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë bashkëpunim edhe me shumë projekte tjera të përbashkëta”, ka theksuar Al-Shoaibi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)