19 Prill 2024

ANP dhe MFSK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 5 tetor - Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK) Shkelzen Sylaj në emër të ministrisë dhe Adem Gashi, drejtor i Departamentit të Operimeve dhe Mirëmbajtjes, në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari”, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve.

 Marrëveshja e bashkëpunimit në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe  Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ,,Adem Jashari’’, ka për qëllim mbështetjen në planin emergjent të LIMAK-ANP-së nga MFSK/FSK-ja.

Në tekstin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MFSK/FSK-së dhe Limak-ANP-së janë  konkretizuar aspektet e këtij bashkëpunimi dhe janë caktuar njësitë e specializuara të cilat do të reagojnë në raste emergjente; njësitë e Regjimentit të Mbrojtjes Civile dhe Kompania e Mjekësisë, të cilat FSK-ja do t’i angazhojë në rastet kur Limak-ANP-ja kërkon nga FSK-ja.

 Kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit ndërmjet MFSK-së dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës  dhe se përgjegjës për zbatimin e saj janë të dy palët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)