23 Prill 2024

Alitalia anulon 200 fluturime për shkak të një greve

Romë, 29 maj - Kompania ajrore italiane, “Alitalia”, vendosur nën tutelë për shkak të vështirësive të mëdha, njoftoi anulimin e 200 fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare për shkak të një greve nga një pjesë e personelit.

“Një zgjidhje alternative është gjendur tashmë për 80 për qind të pasagjerëve përkatës”, theksoi kompania në internet.

“Alitalia”, e cila ka regjistruar humbje që prej disa viteve, është vendosur nën tutelë më 2 maj, me kërkesë të aksionerëve, pas refuzimit nga personeli për një plan ristrukturimi që parashikonte 1.700 shkarkime nga puna.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)