09 Gusht 2020

Alfaltohet pjesa e tretë e rrugës katër korsi, Gjilani merr pamje tjetër

Gjilan, 1 dhjetor - Është asfaltuar pjesa e tretë e rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ultë, ku përfshihet edhe rrethi përskaj Sahat kullës.

“Jam i lumtur që përfundoi edhe pjesa e fundit e zgjerimit dhe asfaltimit të kësaj rruge moderne dhe me këtë Gjilani ka marrë pamje krejt tjetër.

Krahas kësaj, është përfunduar edhe infrastruktura nëntokësore dhe trotuaret, ndërsa shumë shpejtë pritet të përfundojë edhe ndiçimi. Urime, në veçanti, banorëve që jetojnë në këtë pjesë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Rruga katër korsi Gjilan – Livoç i Ultë ka gjatësi prej 3 kilometra, gjerësi 20 metra dhe pesë rrethrrotullime, ndërkaq ka kushtuar afro 2 milionë euro.

Punimet i patën hapur zyrtarisht kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në vitin 2017. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)