20 Prill 2024

Aksident trafiku në fshatin Zahaq, katër persona të lënduar

Prishtinë, 21 prill - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se mbremë rreth orës 20:08 në rrugën Prishtinë - Pejë, në fshatin Zahaq, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale.

Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mitsubishi’ dhe një ‘BMW’, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore, tre nga të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin Rajonal në Pejë lirohen për në shtëpi, ndërsa një nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)