18 Shkurt 2020

Aksident komunikacioni, humb jetën një person, një tjetër lëndohet rëndë

Pejë, 25 dhjetor - Policia e Republikës së Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se sot rreth orës 02:48 në rrugën Pejë- Deçan, në fshatin Isniq - Deçani ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, përkatësisht Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, me njësi tjera policore, menjëherë kanë dalë vendin e ngjarjes së bashku më Prokurorin e shtetit, Ekipin mjekësor dhe Njësitin e zjarrfikësve, për të ndërmarr masat e nevojshme në ketë aksident fatal.

Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes, në ketë aksident ishte përfshirë një automjet me targa regjistrimi të jashtëm.

Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dashur të intervenojë edhe njësiti i zjarrfikësve.

Personi i lënduar, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë dhe për shkak të lëndimeve të rënda më pastaj është dërguar për QKUK Prishtinë, sepse gjendja e tij ishte serioze.

Deri të aksidenti ka ardhur për deri sa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi.

Në ketë aksident, jetën e ka humbur shtetasi F. H. vjeç rreth 23, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar Sh. K. lindur vitin 1993.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Kryeministri Abin Kurti pret në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.   (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)