28 Mars 2024

AKR kërkon dorëheqjen e zyrtarëve të MTTP-së

Prishtinë, 7 maj - Aleanca Kosova e Re vlerëson se hetimet e MTPT-së dhe zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie kanë të bëjnë më tepër se me një rast të sundimit të ligjit. Këto hetime, siç ka thënë të premten në një konferencë për media nënpresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, vënë në pikëpyetje të ardhmen ekonomike të qytetareve të Kosovës, në veçanti atë të vitit 2010.

“Përderisa hetohet Ministria e Transportit, ne jemi në proces të koncesionimit të aeroportit dhe privatizimi të PTK-së. Të dy këto pasuri të qytetarëve të Kosovës të cilat janë të dikasterit të Ministrisë, e cila është nën hetime”, ka thënë Kusari-Lula.

Sipas AKR-së, është e pakuptimtë të vazhdohet me këto procese, pa u sqaruar procesi hetimor dhe pa pasur një plan të detajuar për të ardhmen e këtij procesi dhe një pasqyrë të situatës së menaxhimit të projekteve nga kjo ministri.

“Në rastin konkret, dorëheqja morale e zyrtarëve të lartë të Ministrisë do të ishte hapi i parë, i cili pa marrë parasysh rezultatin e hetimeve, do të jepte përkrahje menaxhimit të krizës në Kosovë”, ka thënë ajo.

Shoqëria kosovare, sipas AKR-së, është duke kaluar një traumë të radhës, në të cilën forcat hetuese hapin dyert e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe për këtë, siç tha Kusari-Lila, “përgjegjësi kryesore mban Qeveria e Kosovës me menaxhimin e saj që e kanë sjellë situatën në gjendje të tillë”.

Për Kosovën, është e rëndësishme që në këtë process, të shkojë me heret sesa më vonë, ndërsa këtë proces duhet ta përkrahim të gjithë përfshirë edhe kreun e Qeverisë së Kosovës e jo të dalë me deklarat të cilat e paragjykojnë fundin ose rezultatin hetimeve.

Në shiritet e lajmeve më të fundit të shtëpive mediatike botërore tani për Kosovën paraqiten lajmet për hetimet dhe arrestimet, ndërsa asnjë mundësi tjetër për zhvillim ekonomik ose prospetitet të qytetarëve të saj. Kosova asnjëherë më parë nuk ka qënë me një imazh më të dëmtuar se ai që  ka krijuar sot.

"I bëjmë Qeverisë së Kosovës, të jetë shumë më e vëmendshme dhe të jetë e kujdesshme së si sillet dhe si mendon të veprojë për të dalë nga kjo krizë. Para se të mendojnë vetëm për vete dhe pozicionet e tyre, qeveria e Kosovës duhet të mendojë për unitet dhe prosperitet dhe të kuptojë se beteja për drejtësi paraqet një të drejtë universale, e përbashkët për të gjitha kombet që synojnë përparimin dhe integrimin."

Kosova nuk ka mundur dhe nuk mund të jetë oaz në mes të Evropës, ndërsa për integrim duhet vullneti i të gjitha palëve, qeverisë, shoqërisë së gjerë dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)