16 Prill 2024

AKK-ja kërkon shfuqizimin e Udhëzimit te monopolit antiligjor të Devollëve

Prishtinë, 3 maj - Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjatë fazës së hartimit të këtij Udhëzimi Administrativ ka dhënë mendimin profesional, duke e rekomanduar Ministrinë e Infrastrukturës që t'i rishikojë nenet e caktuara, për të cilat Autoriteti ka konsideruar që bien ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Autoriteti kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që Urgjentisht ta marrë për bazë mendimin profesional të Autoritetit, duke e ndryshuar këtë Udhëzim Administrativ, sepse si i tillë shpie në sjellje antikonkurruese, dhe çrregullon dhe shtrembëron tregun përkatës", ka thënë kryetari i Komisionit të Konkurrencës, Valon Prestreshi për gazetën "Kosova Sot"

Drejtues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës kanë kundërshtuar Urdhëresën Administrative të Ministrisë së Infrastrukturës, pasi ata thotë se Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore është në kundërshtim me Ligjin e Konkurrencës.

Kryetari i Komisionit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka deklaruar se ata kanë dërguar komente në draftin e këtij Udhëzimi, duke konstatuar se ky Udhëzim bie ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e konkurrencës, por të cilat nuk janë marrë parasysh nga Ministria e udhëhequr nga Pal Lekaj.

Analistët e kësaj fushe pyesin se përse Ministria e Infrastrukturës nuk i ka ndryshuar nenet, të cilat e betonojnë monopolin në fushën e Homologimit të Automjeteve për Shkëlqim Devollin.

Sipas analistëve, Ministria e Infrastrukturës si çdo institucion tjetër, qoftë në nivelin qendror apo atë komunal, po punon ekskluzivisht për interesa të vëllezërve të inkriminuar Devolli,duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën me të dyja këmbët.

Ata kanë bërë vërejtje sepërse po fle Prokuroria Speciale e udhëhequr nga kryeprokurori Reshat Millaku, i cili më shumë se 9 vjet po lejon homologim antikushtetues e antiligjor,duke e betonuar edhe më shumë këtë homologim tani me Udhëzimin e ri Administrativ nga Ministria e Infrastrukturës.

Me gjithë pyetjet e dërguara në adresën e tyre elektronike dhe telefonatat e bëra, se çka thotë Prokuroria Speciale dhe çka thotë Shkëlqim e Blerim Devolli, por edhe Ministria e Infrastrukturës, gazeta nuk ka marrë përgjigje në pyetjet e dërguara.

Rekomandimet e AKK-së nuk u përfillën

Ndërsa lidhur me çështjen se çfarë rruge ligjore do të ndjekë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, që të parandalojë këtë Udhëzim Administrativ kriminal të Ministrisë së Infrastrukturës, është përgjigjur Valon Prestreshi, kryetar i Bordit të Autoriteti Kosovar të Konkurrencës.

Në përgjigjen e dhënë për gazetën " Kosova Sot', Prestreshi ka njoftuar se Ministria e Infrastrukturës më datën 12.04.2018 e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr.2/2018 për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore.

"Lidhur me këtë Udhëzim Administrativ Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjatë fazës së hartimit të këtij UdhëzimiAdministrativ ka dhënë mendimin profesional, duke e rekomanduar Ministrinë e Infrastrukturës që t'i rishikojë nenet e caktuara, për të cilat Autoriteti ka konsideruar që bien ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës shpreh shqetësimin e tij për miratimin e këtij Udhëzimi Administrativ, i cili nuk i ka marrë për bazë vërejtjet dhe rekomandimet e AKK-së", vijon më tej përgjigjja.

"Autoriteti kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që Urgjentisht ta marrë për bazë mendimin profesional të Autoritetit, duke e ndryshuar këtë Udhëzim Administrativ, sepse si i tillë shpie në sjellje antikonkurruese, dhe çrregullon dhe shtrembëron tregun përkatës", ka thënë ai.

Në të kundërtën, sipas Prestreshit, Autoriteti do t'i shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore, e gjithashtu këtë çështje do ta ngrenë edhe të institucionet e tjera përkatëse

"Doli publikisht Atifete Jahjaga që deklaroi se kanë dashur ta korruptojnë me orë dore. Dhe, lëre që Prokuroria memece heshti e nuk i burgosi, por ata akoma merren me veprimtari kriminale, antishtetërore dhe antikushtetuese", tha Reshat Badallaj-Zhurjani për "Kosova Sot"

FIM-i ankohet në Qeveri

Profesori universitarë dhe dekani Fakultetit Teknik, Ahmet Shala, të cilëve Ministria e Infrastrukturës ua ka ndërprerë kontratën, për gazetën " Kosova Sot ", tha se lidhur me problemin serioz të homologimit dhe atestimit (homologimit individual), FIM ka sqaruar se me Ligjin e ri mbi automjetet, atestimit i është ndërruar emërtimi në homologim individual. "FIM vlerëson se jemi dëmtuar padrejtësisht dhe në mënyrë joligjore dhe joprofesionale i është dhënë subjektit privat", u shpreh Shala.

 "Qytetarët, pronarët e automjeteve nuk janë liruar nga procesi i atestimit, përkatësisht homologimit individual. FIM ka informuar Autoritetin e Konkurrencës se edhe FIM-i më datë 19.12.2017, si palë e interesit ka dorëzuar vërejtjet në protokoll-arkiv të Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me atëherë draft Udhëzimin Administrativ për çështjen e homologimeve, me Nr. Prot. 9549. (kopja e faqes së parë ebashkangjitur) dhe asnjëherë nuk kemi pranuar përgjigje me shkrim apo të jemi ftuar për pjesëmarrje në diskutime publike apo dypalëshe", potencoi ai.

"FIM-i është në përgatitje e sipër të dorëzimit të Ankesës përmes së cilës kërkojmë nga Autoriteti i Konkurrencës, kryeministri, por edhe ministri i MI-së, që të anulohet UA 02/2018 i MI-së me arsyetimet përkatëse. Arsyetimi kryesor është se subjekti privat, të cilit i është dhënë homologimi individual, është i autorizuar nga ish-MTPT-ja për homologime të tjera tash e 9 vjet, kurse jo edhe për atestim që tash me Ligj të ri po quhet homologim individual. Për atestim-homologim individual të mjeteve është i autorizuar nga ish-MTPT-ja vetëm UP/FIM, përkatësisht Instituti ynë", ka shpjeguar ai.

"Prokuroria e Shtetit ka detyrë të zbardhë këtë aferë dhe t'i qartësojë opinionit lidhur me ligjshmërinë e kësaj kontrate monopolistike, e cila ka dhënë shembull jo të mirë për të bërit biznes në Kosovë", tha Lulzim Beqiri për "Kosova Sot"

"Bizneset private, pa marrë parasysh kushdo qoftë, interes i tyre është ngritja e kapitalit, por shteti është autoriteti që i vendos rregullat e lojës. Për të qenë korrektë edhe pushtetarët tanë i përcaktojnë rregullat e lojës, për fat jo të mirë, në dëm të interesit të përgjithshëm, vetëm për t'i plotësuar apetitet e tyre", tha Mustafë Kadriaj për "Kosova Sot"

"Jam i mendimit se drejtuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës do t'i shfrytëzojnë të gjitha rrugët ligjore, në mënyrë që të parandalojnë zbatimin e këtij Udhëzimi Administrativ që është një udhëzim kriminal dhe që bie ndesh kundër ekonomisë së tregut të lirë", u shpreh Dardan Grapci për "Kosova Sot"

Akuzohet Ministria e Infrastrukturës Eksperti i ekonomisë Lulzim Beqiri, për " Kosova Sot", tha se homologimi i automjeteve është në kundërshtim të madh me Ligjin për Konkurrencën e Lirë, çka e ka pranuar edhe Autoriteti i Konkurrencës, duke potencuar se Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore është në kundërshtim me Ligjin e Konkurrencës.

"Përse Ministria e Infrastrukturës nuk i ka ndryshuar nenet të cilat e betonojnë monopolin në fushën e Homologimit të Automjeteve, këtë nuk mund të kuptoj as sot, as para 10 vjetëve, kur kjo kontratë u nënshkrua kundërligjshëm, sipas mendimit tim, pasi çdo gjë që dëmton konkurrencën e lirë konsiderohet si antiligjore", theksoi ai.

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për " Kosova Sot ", tha se rasti i Udhëzimit Administrativ, i cili është në kundërshtim me Ligjin e Konkurrencës së Lirë tregon më së miri që kjo gjeneratë politike nuk e njeh dhe njëherësh nuk e pranon si sistem ekonomik ekonominë e lirë të tregut.

Sipas tij, këta njerëz po dëshmojnë që konkurrencën nuk e shohin si vlerë dhe ngritje të cilësisë.

"Kjo elitë politikebizneset e afërta të tyre vetëm i shfrytëzon për të manipuluar me opinionin vendor dhe ndërkombëtar, ndërsa në praktikë vepron në kundërshtim me ligjin. Fakti që ministri aktual sfidon ligjin në fuqi përmes Udhëzimit Administrativ, që në fakt Udhëzimi Administrativ është derivat apo ekstrakt i ligjit sipas Udhëzimit ligji duhet t'i përshtatet Udhëzimit diçka e pakuptimtë, pra kjo tregon më së miri që edhe këtë Udhëzim e kundërshton edhe Autoriteti i Konkurrencës, sepse ka vlerësuar që Udhëzimi është në kundërshtim me ligjin", vlerësoi Kadriaj.

Udhëzimi, indikator i lidhjeve kriminale biznes-qeveri

Analisti Dardan Grapci, për " Kosova Sot", tha se reagimi i drejtuesve të Autoritetit të Konkurrencës është për çdo lëvdatë, ndonëse ka pasur shumë vërejtje se ata nuk po punojnë asgjë. "Është i drejtë konstatimi i tyre që thotë se Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore është në kundërshtim me Ligjin e Konkurrencës.

Andaj, e konsideroj shumë me vend qëndrimin e kryetarit të Komisionit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, që ka deklaruar se ata me kohë i kanë dërguar komentet e tyre në draftin e këtij Udhëzimi, duke konstatuar se ky Udhëzim bie ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, por të cilat nuk janë marrë parasysh nga Ministria e udhëhequr nga Pal Lekaj", u shpreh ai.

Grapci ka folur edhe për atë se përse Ministria e Infrastrukturës nuk i ka ndryshuar nenet, të cilat e betonojnë monopolin në fushën e homologimit të automjeteve për Shkëlqim Devollin.

"Pa asnjë dyshim se ky është edhe një indikator i fortë se edhe Ministria e Infrastrukturës, sikurse edhe çdo institucion tjetër,janë duke punuar ekskluzivisht për interesa të vëllezërve të inkriminuar Devolli,duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën me të dyja këmbët", potencoi ai.

"E tillë është edhe Prokuroria Speciale e Kosovës e udhëhequr nga kryeprokurori Reshat Millaku që tash 9 vjet po fle dhe po lejon homologim antikushtetues e antiligjor,duke e betonuar edhe më shumë këtë homologim tani me Udhëzimin e ri Administrativ nga Ministria e Infrastrukturës", vijoi më tutje Grapci.

Biznesi i inkriminuar mbështetet nga pushteti

Analisti politik Reshat BadallajZhuriani, për " Kosova Sot", tha se strumbullar i të gjitha të këqijave që i vijnë vendit dhe shkatërrojnë ekonominë e vendit deri në palcë janë oligarkët Devolli. "Kjo bandë u pasurua nga Serbia dhe me para të pista,e kontrabandë. Kjo bandë vrastrare në Kosovë futi mallra kafshësh,qensh,derrash. Futi kontrabandë,kinse vetëm krunde të mos paguajë tatim shtetit", u shpreh ai.

Analisti Badallaj-Zhuriani thotë se Pal Lekaj dhe kjo Qeveri kuislinge nuk mund të bëjnë asgjë.

"Këta vetëm kanë fjalë dhe kërkojnë të rrisin rrogat e veta,këta janë hajna që veprojnë sipas direktivave të bandës Devolli. Pra, këta nuk mund të bëjnë asgjë për fushën e homologimit, mund të bëjnë vetëm ndonjë shou para kamerave televizive, sa për t'u hedhur pluhur syve popullit", potencoi ai.

"Këta janë të shitur,banda serbiane Devolli me kohë i ka blerë këta banditët dhe këta tregtarë flamurësh. Shteti është i shitur,duke përfshirë këtu edhe Prokurorinë. Përndryshe, kjo bandë nuk vepron nga dje, kjo organizate famëkeqe Devolli vepron kundër shtetit që nga ditët e para. Sepse, kjo bandë serbiane që importon të gjitha mallrat nga Serbia, është e palagur dhe nuk kanë shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Këta nuk njohin as shtet e as ligje", vijoi më tej Badallaj

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)