18 Prill 2024

"Airbus"-i paralajmëron për zhvendosjen e biznesit nga Britania

Londër, 25 janar - "Airbus" paralajmëroi se mund ta zhvendoste biznesin e ndërtimit të krahëve të aeroplanëve nga Britania, në rast të një largimi problematik të këtij vendi nga Bashkimi Evropian.

Kryeekzekutivi Tom Enders pranoi se nuk do të kishte ndryshim të menjëhershëm në praninë industriale të "Airbus"-it, por bëri paralajmërimin e tij e vet më të ashpër deri tani se vendet e punës në të ardhmen janë në rrezik:

"Sektori britanik i aviacionit po qëndron në buzë të greminës. 'Brexit'-i po kërcënon të shkatërrojë një shekull zhvillimi të bazuar në arsimin, studimin dhe kapitalin njerëzor."

"Nëse ka një 'Brexit' pa marrëveshje, ne të 'Airbus'-it duhet të marrim vendime potencialisht shumë të dëmshme për Britaninë e Madhe."

"Kjo do të ishte ironike, duke marrë parasysh se në mesin e viteve '90 të shekullit të kaluar, pikërisht industria e Britanisë së Madhe ishte arkitekte e një integrimi më të madh të aviacionit evropian".

Grupi i dytë më i madh i aviacionit në botë punëson 14 mijë veta në Britani, duke përfshirë 6 000 në fabrikën e vet kryesore në Uells dhe 3 000 në Filton të Anglisë, ku projektohen e montohen krahët e aeroplanëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)