29 Mars 2024

Aeroporti vazhdon hakmarrjen ndaj grevistëve, largon 28 punëtorë nga puna

Prishtinë, 6 mars -  Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka filluar largimin të punëtorëve nga puna pa asnjë paralajmërim, ku së fundi ka larguar 28 punëtor të shërbimeve të ndrysh,e.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Aeroportit, Bashkim Latifi ka thënë së në Aeropotë Ndërkombëtar të Prishtinës ka filluar një hakmarrje që përditë e më shumë po degradon dhe rasti ma eklatant është rasti i fundit larimi i 28 punëtorëve.

Kjo hakmarrje sipas tij ka ardhur si pasojë e grevës që është mbajtur në verën e vitit të kaluar ku ka pasur kërkesa shumë ligjore dhe të arsyeshme.

"Menjëherë pas arritëm një marrëveshje me menaxhmentin, por ata nuk e realizuan atë marrveshje, sepse një nder pikat kresyore ka qenë edhe mos te ketë hakmarrje ndaj punëtorëve por ata nuk ju përmbajtjen kësaj marrëveshjen dhe kanë filluar të ju hakmerren punëtorëve grevist", ka thënë Latifi.

Në largimin e fundit sipas tij nuk ka pasur kurrfar paralajmërimi pasi që ditën që kanë vendos i kanë largu 28 punëtorë të shërbimeve të ndryshme, kyresishtë punëtorë të bagashit.

"Aeroporti mas grevave ka punësuar hiq me pak se 50 punëtor tjerë sezonal dhe tash kanë filluar largimin e punëtorëve që kanë mbi 10 vjet përvojë pune", ka theksuar Latifi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)