25 Prill 2024

Aeroporti i Prishtinës me 170 mijë pasagjerë në shtator

Prishtinë, 6 tetor - Shifrat rekorde të trafikut në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishitnës “Adem Jashari” vazhduan edhe në Shtator.

Kështu ka bërë të ditur Driton Hyseni menaxher i orareve në ANP përmes një postimi në facebook  i cili ka theksuar se secili muaj paraqet shifra rekorde në trafikun e shërbyer, kështu Shtatori me 170 mijë pasagjerë ishte thjesht fantastik.

"Krahasuar me Shtatorin e vitit të kaluar, numri i pasagjerëve shënon rritje prej 15.4%, apo 22,629 pasagjerë më shumë. Përderisa, rritje prej 14.3% është arritur në numrin e fluturimeve."

"Vazhdojmë të japim maksimumin për shfrytëzuesit e Aeroportit “Adem Jashari”", ka thënë Hyseni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)