24 Prill 2024

Aeroporti i Prishtinës fiton edhe tri çmime, shpallet kompania e vitit në transport

Prishtinë, 10 gusht - Pas pranimit të dy çmimeve prestigjioze nga Communitas Awards në fillim të këtij muaji, Aeroporti  Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është shpallur fitues i tri çmimeve të tjera nga katër nominimet në International Business ‘Stevie’ Awards. 

Sukseset e jashtëzakonshme në performancë përgjatë vitit të fundit duke përfshirë hapjen e linjave të reja, rritjen e numrit të destinacioneve si dhe rritjen e numrit të udhëtarëve të shërbyer, kanë qenë pikat themelore të vlerësuara nga gjyqtarët e International Business ‘Stevie’ Awards të cilët i kanë ndarë ANP “Adem Jashari” çmimin Gold në kategorinë Kompania e Vitit – Transport.

Në anën tjetër, Aeroportit të Prishtinës i janë ndarë edhe çmimet Silver në kategorinë Kampanja – Marrëdhëniet me Media, dhe Bronze në kategorinë Shëndeti, Siguria dhe Ambienti, për marrëdhëniet me media dhe kontributin e dëshmuar ndaj ambientit respektivisht.

“Jemi mjaft të kënaqur me performancën tonë gjatë vitit të fundit. Këto çmime dëshmojnë përkushtimin tonë në rritjen e mundësive për udhëtarët tanë duke i kushtuar rëndësi të veçantë kujdesjes ndaj ambientit në të njëjtën kohë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)