18 Prill 2024

Abdixhiku pranon përkrahjen e ambasadës zvicerane

Prishtinë, 4 mars - Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.

Abdixhiku ka pranuar urimet më të mira për marrjen e pozitës së ministrit të MIA, me ç ‘rast nga ambasadori Lebet ka pranuar përkrahjen maksimale për misionin që ka marrë.

Më tutje, ministri ka informuar ambasadorin për prioritetet infrastrukturore gjatë mandatit të tij dhe planet për mbrojtjen e mjedisit, për të cilat Lebet ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, me qëllim të realizimit të punëve të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)