25 Prill 2024

Abdixhiku dhe Márkusz diskutuan për vazhdimin e projektit “Intelligent Transportation System”

Prishtinë, 14 shkurt - Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë László Márkusz.


Në takim njoftues, ministri Abdixhiku, i informoi për projektet që janë në proces në të dyja dikasteret si dhe planin Qeverisës.

Abdixhiku dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Ministri i falenderoi për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ofron Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)