29 Mars 2024

Abdixhiku dhe Gelder diskutuan për projektet e përbashkëta

Prishtinë, 26 shkurt - Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, priti në takim Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder, bashkë me përfaqësuesit e zyrës së këtij institucioni në Kosovë.

Abdixhiku dhe Gelder diskutuan për projektet e përbashkëta që janë në implementim e sipër dhe ato që mund të gjejnë zbatim në të ardhmen.

Me këtë rast, Abdixhiku shpalosi edhe prioritet e qeverisjes për fushat që mbulon ministria që ai drejton.

Mes të tjerash, theksoi vendosmërinë e tij për të përfunduar projektet madhore infrastrukturore të cilat janë në proces e sipër ndërsa tha se vëmendje të veçantë do t’i kushtojë mbrojtjes së mjedisit.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore, shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe dhënien e ndihmës profesionale, në realizim të projekteve të mira për Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)