18 Prill 2024

AAK: MPB e varfëron popullin për 706 mijë euro

Prishtinë, 24 gusht - Aleanca Për Ardhmërin e Kosovës, (AAK), ka akuzuar Qeverin e Kosovës se ka dëmtuar gjatë këtij muaji edhe me 706 mijë euro popullin dhe kjo vetëm përmes një tenderi, atë të targave të reja për veturat.

Për më tepër, në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm  i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se kjo është hera e pestë me radhë që është shpallur tenderi për targat e e reja të veturave dhe e gjithë kjo procedurë është përcjellë me dyshime të mëdha për korrupsion.

"Ministria e Punëve të Brendshme ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik në mënyrë drastike, duke vendosur të shpallë fitues të tenderit të targave një kompani e cila ka qenë shumë më e shtrenjtë se shumë konkurentët tjerë në këtë tender", deklaroi Ramadani.

 Nga dhjetë kompani sa kanë aplikuar në këtë tender, gjashtë kompani sipas Ramadanit kanë qenë më të lira se kompania fituese.

Pra, ai ka akuzuar se MPB i ka marrë nga xhepat e varfër të popullit të Kosovës 706 mijë euro më shumë se sa që është dashur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)