24 Prill 2024

AAC monitoron me kujdes operimet e kompanive ajrore në Aeroport

Prishtinë, 12 mars - Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AAC) ka njoftuar se është duke monitoruar me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”  pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore Ethiopian Airlines në të cilin humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)